PsyHealth logo

Home Mirësevini Shëndeti mendor

Shëndeti mendor

Shëndeti mendor na prek të gjithëve. Ai është një përbërës thelbësor i shëndetit, është baza e mirëqenies individuale dhe një themel për funksionimin e mirë të një jete në bashkësi. Ka shumë mënyra për të kultivuar mirëqenien dhe për t’u kujdesur për veten.

Ta kuptoni

Është e rëndësishme ta kuptoni çfarë është shëndeti mendor dhe prej kujt influencohet, sepse ai është thelbësor për shëndetin në përgjithësi. Ai nuk lidhet vetëm me sëmundjet mendore ose çmendurinë, por më shumë me aftësinë për t’u përballur me sfidat e jetës.

Të veprohet

Shëndeti mendor është i çmuar dhe meriton po aq vëmendje sa shëndeti fizik. Prandaj, është e nevojshme ta pyesim veten se çfarë mund të bëjmë për një kujdes të duhur që të ndjehemi mirë.

Të kërkon ndihmë

Nëse ndiheni i trishtë, keq, i dëshpëruar, pa energji, i stresuar… Duhet pasur parasysh se disa periudha të jetës mund të jenë më të vështira se të tjerat. Për t’ia dalë në këto momente, mund të jetë e nevojshme të kërkoni ndihmën e dikujt tjetër. Ky hap nuk është i lehtë, por është shumë i vlefshëm. Kërkimi i ndihmës ju lejon të kuptoni çfarë po ndodh dhe të gjeni zgjidhje më shpejtë.

Psy-Health,
a website from Santépsy.ch
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn
© 2026 Psy-Health.ch
Privacy policy
design Bureau Duplex | dev troisdeuxun.ch Logo troisdeuxun Digital agency in Morges